Cifti Beckham praktikon joga

22/11/2010 15:50

David dhe Victoria Beckham praktikojnë joga së bashku dhe kjo gjë i ka ndihmuar që të ndihen më të afërt me njëri-tjetrin.

“Cifti shkon për të praktikuar joga në ‘The Sports Club in Beverly Hills’ dy herë në javë”, tregoi një burim pranë familjes Beckham.

“Kanë një vit që praktikohen dhe kanë një sintoni të pabesueshme. Gjithashtu praktikojnë meditimin dhe teknika të tjera spirituale”, shtoi burimi për revistën “Now”.

Top Channel