Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Justin Bieber ishte protagonisti në “American Music Awards” duke fituar katër çmimet për të cilat aspironte, duke përfshirë këtu edhe “Artisti i Vitit”.
Kanadezi 16-vjeçar mori gjithashtu çmimin për albumin më të mirë të vitit (“My World”), për artistin mashkull më të mirë dhe për artistin e ri më të mirë.
“Kjo është e mrekullueshme, nuk mund të ndaloj buzëqeshjen. Nuk e di si është e mundur të fitoj këto çmime sepse kur isha tre vjeç këndoja këngë të Eminem dhe tani po marr çmime duke “e mundur” si rival”, u shpreh Bieber.
Usher mori çmimin si artisti më i mirë R&B dhe një çmim tjetër për albumin më të mirë soul/R&B (Raymond vs Raymond).
“Black Eyed Peas” u votuan si grupi më i mirë, Taylor Swift dhe Brad Paisley morën çmimin si artistët më të mirë të muzikës country, Rihanna si artistja më e mirë soul/R&B dhe së fundi “Muse” u cilësuan si grupi më i mirë rock/alternative.
Top Channel