Anglezët zgjedhin: Më mirë William si mbret

22/11/2010 10:55

Anglezët duan që pasuesi i Mbretërisë të jetë William dhe e fejuara e tij Kate, dhe jo princi Charles dhe gruaja e tij Camilla.

Në një sondazh popullor të publikuar nga “News of the World”, 55 përqind e anglezëve kanë shprehur preferencën e tyre për William dhe Kate, dhe 64% e tyre mendon se cifti prezanton më mirë monarkinë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

Sipas një tjetër sondazhi publik të kryer nga “People” 49 përqind e anglezëve mbështesin princin William dhe të fejuarën e tij, ndërsa vetëm 16 përqind e shohin Charles dhe Camilla-n si trashëgimtarë të fronit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA