Të varur nga importet

20/11/2010 15:00

Cmimet e ushqimeve në tregun e brendshëm kanë varësi të madhe ndaj importeve. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2009, importet e ushqimeve ishin rreth 740 milionë dollarë, ose 10 here më të larta se eksportet.

Ushqimet janë grupi i dytë i mallrave qe Shqiperia  merr me shume nga importi me nje vlere prej rreth 670 milionë dollarë. Edhe pse sipas Ministrisë importet e ushqimeve përbëjnë vetëm 30 për qind të konsumit në vend, ekspertët thonë se ato janë faktori kyc që përcakton cmimin në tregun e brendshëm.

Kjo pasi prodhimi vendas në pjesën dërrmuese të tij shkon për vetëkonsum dhe nuk del fare në treg. Vitet e fundit cdo rritje e cmimit të ushqimeve në tregjet e huaja është përcjellë menjëherë në tregun e brendshëm, sic tregoi kriza e vitit 2008, por edhe rritja e papritur e drithërave gjatë kësaj vere. Së fundmi ka dhe një shqetësim tjetër.

Atë që cmimet e ushqimeve në tregun e brendshëm përcjellin vetëm rritjet dhe nuk e ndjekin tregun botëror kur ka rënie të cmimeve. Pas krizës së vitit 2008, cmimet e ushqimeve në botë ishin në fillim të këtij viti sipas Bankës Botërore 25 për qind më të ulëta. Por për të njëjtën periudhë, në tregun e brendshëm, sipas INSTAT, ato jo vetëm që nuk kishin rënë, por përkundrazi ishin shtrenjtuar me 16 për qind duke shtuar dyshimet për një treg, i cili jo pak raste është parë si i kontrolluar nga kompani të caktuara.  

Top Channel