Winona Ryder, “Jo” teknologjisë

19/11/2010 16:50

Aktorja 39-vjeçare nuk “shkon mirë” me teknologjitë e reja.

“Në shtëpinë time kam një televizor. Është HD a diçka e tillë. Nuk shihej mirë, dukej sikur po shfaqej një film i vjetër kështu që e fika si përfundim. Duhet të marr ndonjë djalë për ta instaluar siç duhet”, shprehet Winona.

Por, duket se aktores nuk i duhet vetëm një djalë, por disa djem sepse edhe me internetin nuk ka marrëdhënie të mira.

“Nuk kam kompjuter dhe nuk përdor internetin. Kam dëgjuar se në internet mund t’i gjesh të gjitha dhe kjo nuk është gjë e mirë. Sot, të gjithë mund të dinë rrogën dhe problemet e të gjithëve”, përfundon Ryder.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA