Grint: Më pëlqen të pikturoj

18/11/2010 19:40

Rupert Grint, ylli i filmit ‘Harry Potter’, ka zbuluar se do i pëlqente të ishte një piktor surrealist.

22-vjeçari Grint, i cili ka interpretuar rolin e Ron Weasley ne sagën e magjistarit të famshëm, tha se i pëlqen shumë të vizatojë dhe pikturojë gjatë xhirimeve.

“Më pëlqejnë piktorët surrealistë si Salvador Dali. Nëse nuk do të isha bërë aktor, me shumë mundësi do isha piktor tani”, shprehet Rupert Grint.

“Gjatë gjithë kohës vizatoj, pikturoj ose zhgarravis” shtoi aktori.

Edhe pse i pëlqen ideja e të qenit një gjeni si Dali, Grint ka deklaruar në fillim të këtij viti se kur ishte fëmijë kishte ëndërr të bëhej shitës akulloresh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA