Kosto e madhe për të jetuar pastër

17/11/2010 16:05

Për të mbrojtur mjedisin dhe për të arritur standardet europiane në fushen e menaxhimit të mbetjeve dhe trajtimit të ujërave kerkohen miliona euro.

Zevendesministri i Mjedisit ka theksuar se paketa ligjore per menaxhimin e mbetjeve eshte gati, por per zbatimin e saj kerkohen 200 milion euro, ndersa kostoja operative eshte 50 mije euro ne vit.

Shuma te medha parash kerkohen edhe per trajtimin e ujërave. Sipas Ministrise se Mjedisit  kostoja totale per trajtimin e ujrave dhe ndertimin e impianteve eshte 5.4 milionë euro dhe kostoja vjetore llogaritet te shkoje ne 524 mije euro. Gjetja e ketyre fondeve per te zbatuar strategjite dhe programet e Ministrise se Mjedisit, lidhur me mbetjet dhe ujërat mbetet nje sfide, pasi buxheti i shtetit nuk mund ta perballoje kete kosto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA