" /> ">

Fyle: Shqipëria mori sa meritonte

17/11/2010 09:20

E djathta europiane lavdëroi përmes një takimi të posacëm në Parlamentin Europian me titull “Ballkani në zemër të Europës”, qeveritë e djathta të rajonit. (UPDATE)

Ndërsa Komisioni Europian nuk lekundet nga qendrimi i 9  nentorit. Stefan Fyle, Komisioneri Europian per Zgjerimin deklaroi se Shqiperia mori ate qe meritonte.

“Ne duam deshmi efikase nese duam te jemi te besueshem. Ne kete pike, nuk e kam problem qe te vijoj t’ua perseris kete. Liria e shtypit dhe medias eshte shqetesim ne shume vende. Opinioni mbi Shqiperine e Malin e Zi eshte bazuar ne perparimin qe secili prej tyre ka bere, duke mbetur realist per ato cfare mbeten per t’u bere. Ne kuader te sjelljes sone qe bazohet ne besueshmeri, ne u percaktuam disa prioritete te qarta secilit vend qe tregojne se cfare duhet bere, e ne do te shohim sesi eshte perparuar per keto prioritete ne paketen e zgjerimit 2011”, tha Fyle.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e Kryeministri Sali Berisha akuzuan Komisionin per mungese transparence dhe shprehen pakenaqesine e tyre per opinionin e publikuar mbi Shqiperine

“Persa i takon Shqiperise, shoh se nuk ia vlen qe te kete nje rruge te shpejte, e nuk ka per te patur nje rruge te shpejte zgjerimi. Por nuk shqetesohem per kete, e marr me durim si nje proces te bazuar teresisht mbi merita. E vetmja gje qe kerkoj jane marredheniet transparente. Asgje tjeter. Ne ju permbajtem transparences e me lendoni kur thoni se qeveria nuk pranoi propozimin e opozites. Ne nje kohe kur une, perpara ketyre zoterinjeve ketu, e te tjereve, kam bere kaq shume propozime, e kam pranuar shume gjera”, tha Berisha.

Ndërsa kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se “janë realizuar 136 seanca degjimore ne komisione parlamentare, 98 grupe interesi jane ftuar e me shume se 16 institucione kushtetuese kane raportuar aty.Une shpresoj vertet se ne raportin e ardhshem do te reflektohen keto realitete e te verteta”.

 
Me shume se miratimi i ligjeve, Komisioni Europian kerkon zbatimin e tyre.

“Besueshmeria fitohet jo vec duke germuar kutite per perafrimin e legjislacionit, por sidomos duke lene  gjurme te besueshme per zbatimin e tyre dhe reformat e ndermarra. Vetem keto deshmi mund te garantojne ndryshimin e pritshem dhe perfitimet ndaj shoqerise”,tha Fyle.

Persa i takon ngercit politik, kryeimistri Berisha deklaroi se ne tryezen e tij nuk ka mberritur ende nje propozim nga Partia Socialiste.

sink berisha jashte flet shqip, thtoe

“Unë e kam problem qe të transkriptoj megafonet. Jam gati të shqyrtoj më seriozitet cdo ofertë të PS-së”, tha Berisha.

Tre mesazhet kyce qe konferenca “Ballkani ne zemer te Europes” duhet te transmetonte, sipas kryeorganizatorit Joseph Daul, kishin te benin me mbeshtetjen repsektive per me shume mireqeverisje e me pak korrupsion ne rajon, mireorganizimin politik per te evituar raste te bllokimit nga opozita si ne rastin e Shqiperise, dhe se treti, t’u tregohej vendeve te rajonit se para hyrjes ne BE, duhet te pershtasin legjislacionin e praktikat europiane.


Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel