Jessica Simpson, gati për tjetër martesë
15/11/2010 12:30
Këngëtarja Jessica Simpson është e gatshme të martohet sërish, kësaj radhe me lojtarin e futbollit amerikan, Eric Johnson.
Simpson ka qenë më parë e martuar për një kohë të shkurtër me Nick Lachey, ish-pjesëtar i grupit “98 degrees”.
“Simpson dhe Johnson janë fejuar të enjten e kaluar”, tha për revistën ‘People’ zëdhënësi i shtypit i çiftit.
Të shtunën e kaluar, Jessica Simpson u pa në Kansas me një unazë të madhe në dorën e saj të majtë.
Top Channel