Douglas, dietë për shëndoshje
15/11/2010 08:45
Michael Douglas duhet të ndjekë një dietë të pasur me makarona dhe mish pule derisa të arrijë të shtojë peshën e tij.
Aktori, i cili vuan nga kanceri në fyt dhe bën trajtime kimioterapeutike dhe radioterapeutike, peshon rreth 60 kilogramë.
Sipas ‘Daily Mirror’, aktori është shumë i dobët dhe mjekët janë të shqetësuar nëse do të arrijë të rekuperohet nga trajtimet që po e dobësojnë edhe më shumë.
Vetë Douglas është shprehur: “Gjithmonë kam qenë një person pozitiv dhe do e kaloj edhe këtë situatë.”
Top Channel