
Jeta dhe vdekja ndahen nga një fije e hollë mes së cilës minatorët, por edhe dhjetra njerëz të tjerë të thjeshtë duhet të mbijtojnë çdo ditë.
Jo vetëm në Bulqizë, jo vetëm në Martanesh, por edhe në zona të tjera ku vëmendja është edhe më e vogël. Beteja është e njëjtë kudo, në tunelet mesjetare, mes kushteve mizerabël e minatorëve legalë e ilegalë që punojnë çdo ditë si skllevër të vërtetë të kohëve moderne.
Vetëm pak minuta pas shpinës së një prej investimeve më të kushtueshme të qeverisë aktuale, tunelit 5,6 km të autostradës Durrës-Kukës, shtrihet fshati Kalimash. I bërë i njohur pikërisht nga kjo arterie, Kalimashi aq shumë i përmendur, është kthyer në fakt prej vitesh e vitesh në një kthinë të fshehur ku zhvillohet çdo ditë një betejë e heshtur mes jetës e vdekjes.
Te mbyllura qe ne fillim vitet 90, minierat e kromit te Kalimashit u pronesuan shpejt ne menyre ilegale nga njerez te fuqishem te zones apo edhe te qytetit te Kukësit. Qe nga ai moment gjithcka nisi te funksiononte me ligjin e me te fortit, ku nje pakice me mbeshtetje jo pak here edhe politike, impononte ligjet e saj primitive. Kjo beri qe ne ndryshim me zonat e tjera minerare ketu thuajse te mos ekzistonte qe atehere e deri me sot thuajse asnje miniere e licensuar. Edhe pse qeveria shqiptare ne prill te vitit 2010, 7 muaj me pare firmosi dhenien me koncesion te kesaj zone nje grupi turko-kinez, asgje nuk ka ndryshuar. Ketu pronare jane te ashtuquajturit te forte, ndersa banoret e varfer te Kalimashit jane kthyer ne skllever te tyre.
Ti afrohesh minierave ku punojne cdo dite rreth 300 vete eshte mjaft e veshtire. Shumica ruhen nga njerez te cilet nuk ngurojne edhe te kercenojne nese tenton te filmosh dicka. Edhe aty ku nuk ka roje, jane vete fshataret minatore te Kalimashit qe te pengojne ne emer te boseve te fshehur me te cilet komunikojne vetem ne celular. Pas deshtimit ne shumicen e minierave, e vetmja zgjidhje mbetet elementi surprize, hyrja ne fshehtesi pa lajmeruar.
Ne galeri te flasesh per elemente te sigurise teknike eshte e tepert. Mungesa e investimeve prej me shume se 20 vitesh dhe puna amatore qe kryhet ne to i ka shnderruar ne gracka vdekje prurese.
Djemte qe punojne ne kete galeri vijne te gjithe nga i njejti trung familjar dhe jane jo me shume se 25 – 26 vjeç. Per te folur para kameres nuk behet fjale. Me kete pune ata mbajne familjet e tyre, e nese bosi i sheh ne ekran ata rrezikojne te flaken ne rruge pasi edhe identifikimi i tij nga drejtesia behet me i thjeshte.
Gjithcka kryhet me mjete primitive, njesoj si ne mesjete. Ketu, rreth 3 apo 4 km nga hyrja e galerise jeta humbet thuajse cdo vlere te saj.
Kromi nxirret jashte me traktore te vegjel kineze, qe jo pak here jane shnderruar ne shkaktare aksidentesh, pasi galerite shpesh nuk kane madhesine e nevojshme per te mundesuar kalimin e tyre.
Paga e puntoreve varet nga sasia e kromit qe nxirret ne siperfaqe, pergjithesisht ajo varion nga 15 deri ne 20 mije leke ne dite. Nderkohe qe bosi per cdo ton te nxjerre i cili u shitet tregetareve me license ka nje fitim prej rreth 100 eurosh. E duke qene se dita nuk perfundon kurre pa rreth 10 tone te nxjerre ne siperfaqe mund te behet llogaria e thjeshte sesa pasurohen te fortet e fshehur.
Pak para perendimit banoret e Kalimashit nisin te lene ngadale minierat.
Ne fshat eshte e kote te kerkosh dike qe te te flase per minierat e paligjshme dhe pronaret e tyre. Askush nuk pranon te te orjentoje se ku ndodhet kryetari i komunes apo kryeplaku. Nderkohe e gjithe rruga e vjeter nacionale qe gjarperon mes Kalimashit eshte kthyer ne qender te depozitimit te kromit. Ketu vijne makinat e tonazhit te rende te cilat pasi ngarkohen marrin drejtimin per ne Durres ku i gjithe kromi shkon per eksport.
Pas rrotullimesh te shumta pergjate fshatit dhe refuzimeve te njepasnjeshme, nje banor guxon te afrohet vete. Duket thuajse sikur dikush e ka nisur per te dhene nje mesazh jo vetem te tijin personal.
“Puna e piset behet edhe ne Amerike dhe jo vetem ketu. Ne punojme per buken e gojes nuk po bejme vila”, thotë ai.
Mesazhi i banoreve te Kalimashit i drejtohet edhe firmes koncesionare:
“Te beje kontrate edhe me ne, jo vetem me shtetin”, thekson ai.
Jo pak persona kane humbur jeten apo jane plagosur ne minierat e kromit ne Kalimash, viktima te tjera jane shkaktuar nga përplasjet me armë për galerite ilegale, e megjithate askush nuk kujtohet të flasë apo reagojë. As drejtuesit lokale e as ata qendrore. Nje realitet me skllever e skllavepronare, ku politika dhe njerezit prane saj, jane kthyer ne spektatore perfitues te betejes per mbijetese, aty ne Kalimashin e vogel, ku jeta dhe vdekja ndahen vetem nga nje fije e holle.
Top Channel