Crouch “jeton” me Beckham-ët

14/11/2010 10:25

Familja Beckham ka tashmë një pjesëtar të ri në gjirin e saj, një patok me emrin Crouchie.

Sipas tabloidit ‘The Sun’, shpendi thërritet kështu për shkak të ngjashmërisë me futbollistin e Tottenham. Të dy kanë qafë të gjatë dhe këmbë të holla.

Ideja për ta quajtur Crouchie ishte e djemve të çiftit Beckham: Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

“Sapo e sollën në shtëpi, fëmijët filluan ta thërrisnin njëzëri ‘Crouchie’ patokun”, tha një mik i familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA