Sulmoi Di Caprio me shishe të thyer, rrezikon 7 vjet burg

13/11/2010 02:25

Një 40 vjeçare doli para një gjykatë në Los Anxheles nën akuzën e sulmit me anë të një arme vdekjeprurëse ndaj aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprio.

Aretha Wilson, dyshohet se gjatë një festë ne Hollivud në vitin 2005 kishte tentuar të sulmonte me një shishe të thyer aktorin hollivudian.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një feste të organizuar nga ish i dashuri i Paris Hilton, Rick Salomon.

40 vjeçarja gjatë një seance gjyqësore të mbajtur në vitin 2006 kundërshtoi akuzën, por menjëherë pas saj u arratis për në Kanada për t’i shpëtuar dënimit. Pas arrestimit nga autoritetet kanadeze ajo u ekstradua për në SHBA, ku po i nënshtrohet gjykimit dhe në rast se shpallet fajtore rrezikon deri në 7 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA