Le Figaro: Renault do të shesë skuderinë F1
13/11/2010 14:50
Shtëpia automobilistike franceze Renault ka ndërmend të shesë kapitalin e saj në skuderinë e F1, i krijuar në 2002 duke blerë Team Benetton.
Megjithatë ajo do të vazhdojë të furnizojë motorët.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “Le Figaro”, duke kujtuar se Renault i ka dhënë 75% të skuderisë fondit Genii Capital Partners, në dhjetor të 2009-ës.
25% që mbetet do t’i shitet ndërtuesit malajzian Proton, ndoshta javën e ardhshme.
Top Channel