“66 Rrëfimet…” e Ardian Vehbiut

13/11/2010 20:35

“66 rrëfimet e Maks Gjerazit” titullohet libri i ri me tregime i publicistit të njohur Ardian Vehbiu.

Me një humor gati të zi dhe me një stil të vecantë, Vehbiu sjell copëza të jetës së individit nën peshën e rëndë të regjimit totaliar.

“Ideja për këtë libër më ka lindur me një projekt tjetër për të studiuar shqipen totalitare, përdorimin e saj në publik. Kur punoja për këtë projekt fillova të mblidhja materiale dhe pata një material që nuk mund ta trajtoja në mënyrë racionale, prandaj përdora letërsinë”, tregon Vehbiu.

Ai thotë se mënyra se si e ka trajtuar në këtë libër epokën e regjimit komunist do t’i japë lexuesit një eksperiencë të re.

“Diktatura i jep lëndën tregimeve, tregon gjëndjen e përgjithshme shpirtërore që atëherë ishte reale dhe ky libër i jep lexuesit një eksperiencë të re”, shprehet Vehbiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA