Selena Gomez: Më pëlqejnë vampirët
12/11/2010 16:50
Ylli 18-vjeçar, Selena Gomez, e ka pëlqyer shumë Edward Cullen, vampirin e filmit ‘Twilight’, rolin e të cilit e luan Robert Pattinson, kur ka parë pjesën e parë të sagës së famshme.
Por, aktorja dhe këngëtarja e re ka ndarë personazhin nga aktori që e luan atë: “Kur kam parë ‘Twilight’ për herë të parë, rashë në dashuri me Edward.”
“A është Robert Pattinson i mirë? Mendoj se personazhi që ai luan, Edward Cullen, me siguri që është”, përfundon Selena.
Top Channel