John Travolta: Mezi pres të takoj tim bir

12/11/2010 13:45

John Travolta është shumë entuziast për djalin Benjamin që pritet të lindë në fund të nëntorit.

“Mezi pres ta takoj. Duhet të lindë në 26 nëntor, por unë e pres edhe më shpejt se kjo datë”, thotë aktori 56-vjecar.

Ylli hollivudian ndodhet në Australi për të festuar 90-vjetorin e Qantas Airways, por është gati për të shkuar në shtëpi në cdo moment.

“Fola me Ben dhe e lamë që të priste sa të kthehesha”, thotë duke qeshur John.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA