Eminem: Si dola nga errësira

12/11/2010 16:10

Viti 2010 shënon rikthimin e madh të Eminem. Me albumin “Recovery”, Eminem bind kritikët dhe fansat.

Albumi i ri prek shumë tema: varësia ndaj drogës, problemet me ish-gruan e tij, Kim, dashuria për vajzën e tij Hailey dhe kujtimet për shokun e tij të vrarë, Proof.

Përsa i përket historisë së “dhunshme të dashurisë” për të cilën bën fjalë hiti i famshëm “Love The Way You Lie” (pjesë e albumit “Recovery” dhe refreni i të cilit këndohet nga Rihanna), Eminem shpjegon: “Cdokush që ka pasur një marrëdhënie ka kaluar nëpër situata të tilla, në të cilat je aq i përfshirë nga ngjarjet saqë nuk arrin të kuptosh se sa absurd mund të duket për njerëzit që shohin nga jashtë, tensioni në një moment krize të tillë.”

Eminem ka rifilluar edhe performancat “live” duke nisur në korrik me Europën: Zvicër, Irlandë dhe Skoci. Në shtatorin e kaluar Eminem dha edhe katër koncerte së bashku me reperin tjetër amerikan Jay-Z në Detroit dhe New York, qytetet e tyre të lindjes.

Në ato ditë Eminem fiton edhe çmimet e “MTV Video Music Awards” si “Best Male” dhe “Best Hip-Hop Video”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA