Omonia, Dule: Disho s’është kryetar i Korcës

11/11/2010 19:20

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka kritikuar ashpër dëmtimin e memorialit të ushtarëve grekë në Boboshticë.

Gjatë një fjalimi në konferencën e Omonias në Korcë, Dule ka mohuar pozicionin e Naum Dishos si kryetar të degës së saj.

“Nuk e njohim Naum Dishon si kryetar të Omonias në Korcë. Jemi të distancuar nga personat që abuzojnë me emrin e Omonias”, ka deklaruar Dule.

Disho dyshohet se ka urdhëruar betonizimin e memorialit në Boboshticë, veprim të cilin Dule e ka cilësuar si të papranueshëm.

“Në Boboshticë ka ushtarë grekë. Kryqi ndodhet atje prej 14 vjetësh. Ata që dogjën kurorat në memorial nuk kanë kulturë”, ka pohuar Dule.

Top Channel