Ndahen Rachel Weisz dhe Darren Aronofsky
10/11/2010 09:50
Aktorja Rachel Weisz dhe regjizori Darren Aronofsky janë ndarë pas nëntë vitesh bashkë.
Cifti ka një djalë 4 vjeçar (Henry Chance), për të cilin do vazhdojnë të kujdesen të dy.
Përfaqësuesit e Weisz dhe Aronofsky, të cilët nuk kanë qenë të martuar, kanë sqaruar se çifti ka disa muaj që është ndarë, por vetëm tani e kanë zyrtarizuar ndarjen.
Sipas TMZ, Rachel mund të ketë pasur një marrëdhënie me aktorin Daniel Craig (ka interpretuar James Bond), me të cilin ka xhiruar filmin ‘Dream House’, film në të cilin interpreton edhe Naomi Watts dhe që do të shfaqet vitin e ardhshëm.
Top Channel