Michael Jackson, i fiksuar pas operacioneve

10/11/2010 10:50

Mamaja e Michael Jackson tregon për fiksimin e ish-yllit të muzikës për operacionet plastike.

Katherine Jackson thotë se Michael ka kryer vetëm dy operacione në hundë. Ajo urdhëroi doktorin që të gënjente Michael-in për operacionet e tjera, duke mos bërë ndërhyrjet dhe duke i thënë më pas që ndërhyrja kishte pasur sukses.

“Pati një periudhë kur hunda e tij ishe shumë e vogël, dukej si kruajtëse dhëmbësh”, shprehet Katherine.

Më tej rrëfen: “Gjithmonë i thoja që mos të vazhdonte më me operacione plastike. Kam folur edhe me kirurgun që bënte operacionet dhe i kam thënë: ‘Nëse Michael vjen dhe kërkon t’i rregullosh hundën, thuaj që operacioni u krye, por mos ia ndrysho’.”

Përsa i përket operacioneve për ndryshimin e ngjyrës së lëkurës, mamaja e Jackson u shpreh: “Ai kishte një çrregullim që e bënte të humbte pigmentin dhe Michael nuk donte të dukej si një njeri i pistë. Kjo është arsyeja e atyre operacioneve.”

Michael Jackson vdiq në qershor të vitit 2009, në moshën 50-vjeçare, nga një overdozë.

Top Channel