“Lamtumirë Harry Potter, më në fund liri”

10/11/2010 16:35

Emma Watson ka blerë një Prius. Daniel Radcliffe një Golf. Rupert Grint një furgon të vjetër të restauruar më së miri. Është një kamionçinë e Mr Whippy për shitjen e akulloreve.

Në bankë kanë në tërësi rreth 100 milionë euro, por makinat e luksit nuk bëjnë për ta.

Janë yje të pazakontë protagonistët e Harry Potter, që në nivel botëror kanë shitur afërsisht 4,4 miliardë euro bileta.

Dhe për të tre protagonistët perëndon një epokë. “Ka qenë shumë e dhimbshme”, tregon Emma, në art Hermione Granger.

“Kemi qarë të gjithë pa pushim. Dan e Rupert janë më shumë se miq. Jemi si vëllezër, nuk besoj se do të ndahemi nga njeri-tjetri, kemi ndarë shumë gjëra”, thotë ajo.

Aq sa e kënaqshme që ishte si eksperiencë, është e qartë që kapitulli i Harry Potter ka qenë i gjatë.

“18 muaj për dy filmat e fundit dhe të gjithë në vazhdimësi. Është çmenduri”, thekson Radcliffe, duke pohuar se “fundi do të thotë edhe liri”. Duke përfituar nga rasti menjëherë Emma ka vrapuar tek parukieri.

“Për dhjetë vjet nuk kam mundur të prisja flokët, për shkak të kontratës. Tani ndihem ndryshe. Ndihem më e fortë, më kurajoze, edhe në zgjedhjet që bëj”, thekson Emma.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel