Para se të bëhej një yll kinemaje dhe të vishte kostumet elegante të agjentit të famshëm 007, Sean Connery ka lejuar të tjerët t’i “spiunojnë” trupin.

Në vitet ’50, kur kinemaja nuk ishte ende jeta e tij, aktori ka pozuar nudo për studentët e arteve të Edinburgut, Skoci.

Sipas mediave britanike, autori i pikturës është Rab Wester, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 83-vjeçare dhe ishin familjarët e tij të cilët bënë publike pikturën që është realizuar në vitin 1951.

“Webster nuk ka dashur asnjëherë të përfitonte nga këto piktura”, thonë familjarët, të ndërgjegjshëm për vlerën që kanë tani këto vepra.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA