Banderas fotograf, ekspozita në Madrid
10/11/2010 17:50
I njohur tashmë si aktor dhe regjisor, Antonio Banderas zbulon këtë javë në Madrid një aspekt të ri të personalitetit të tij artistik, fotografinë.
“Secretos sobre negro” (Sekrete në të zezë) është titulli i ekspozitës së tij të parë fotografike, e organizuar në Institutin Cervantes të kryeqytetit spanjoll.
Banderas ka 23 imazhe grash, të frymëzuara, sipas “El Pais”, ndaj mitologjisë klasike spanjolle, nga Carmen tek Juan Tenorio, nga Berberi Seviljes tek Maja Desnuda.
Top Channel