“Daily Telegraph” dëmshpërblen Cristiano Ronaldon

09/11/2010 21:50

Cristiano Ronaldos nuk i pëlqen të humbasë edhe në sallat e gjyqit.

Sulmuesi i Real Madrid i ka fituar një çështje gazetës “Daily Telegraph” që në korrik të vitit 2008 publikoi një lajm ku shkruhej se Ronaldo kishte festuar në një diskotekë të Los Angeles ndërkohë që po rekuperohej nga dëmtimi.

Gazeta ka pranuar që informacioni ishte i pasaktë dhe duhet të dëmshpërblejë futbollistin për dëmet që i ka shkaktuar dhe koston e gjyqit.

Tabloidi publikoi para dy vitesh se lojtari, që në atë kohë luante për Manchester United, u paraqit në një diskotekë me paterica në kohën që ishte i dëmtuar. Por, sipas “Daily Telegraph”, portugezi nuk kishte nevojë për paterica kur filloi të kërcente me katër modele.

“Edhe pse ishte në diskotekë, Cristiano nuk ka pirë alkool atë ditë sepse ai nuk pi asnjëherë alkool. Gjithashtu nuk ka kërcyer dhe nuk ka lënë asnjëherë patericat”, u shpreh avokati i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA