Vizat, zgjohet tregu turistik

08/11/2010 20:15

Agjencitë turistike thonë se liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian ka filluar që tani të ndikojë tregun turistik, duke rritur kërkesat për udhëtime jashtë shtetit.

“Ne kemi programin e nëntorit për vendet e zonës Schengen dhe ato të Vitit të Ri. Për nëntorin ka pritje, që të mblidhen lekët dhe të përgatiten dokumentat që ambasadat kërkojnë”, deklaron Dritan Pajo, drejtues i një agjencie turistike.

Vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan për udhëtime jashtë shtetit mbi 1.1 miliardë euro. Agjencitë thonë se kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë tashmë që qytetarët mund të lëvizin të lirë.

“Po shohim që ka kërkuesa të shumta për të lëvizur, qoftë në grupe, qoftë individualisht”, shton Pajo.

Edhe pse vitin e kaluar të ardhurat nga turizmi ishin 1.3 miliardë euro, përfitimet neto të ekonomisë ishin vetëm sa 10 për qind e kësaj shifre, pikërisht për shkak të shpenzimeve të larta që shqiptarët bëjnë për udhëtime jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA