
Në Tirane po zhvillohen një sërë aktivitetesh festive me rastin e vendimit të Brukselit për heqjen e regjimit të vizave.
Pavarësisht motit jo të mirë që ka përfshirë vendin, aktualisht në qiellin e kryeqytetit janë lëshuar fishekzjarre të shumta.
Ndërsa më herët, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili është veshur me flamuj dhe simbolika të tjera me rastin e kësaj dite, orkestra frymore e ushtrisë parakaloi përgjatë tij, duke interpretuar pjesë të ndryshme me karakter festiv.
Ndërkohë, makina me flamuj e parrulla u shfaqën nëpër rrugë duke shprehur entuziazmin për këtë vendim të shumëpritur që u mor në mesditë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së dhe që pritet të hyjë në fuqi në mes të dhjetorit.
Top Channel