Ruci: Më shumë kohë për pr/buxhetin 2011

08/11/2010 17:50

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci ka kërkuar nga qeveria më shumë sqarime mbi projekt/buxhetin e vitit 2011.

Gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, Ruci është shprehur se deri tani opozita nuk ka parë asnjë detaj mbi këtë projekt/buxhet.

“Deri tani nuk kemi parë asnjë kopje të projekt/buxhetit. Në emër të opozitës kërkoj kohë të mjaftueshmë që të diskutohet për buxhetin”, ka deklaruar Ruci.

Reagimi i tij erdhi pas prezantimit të ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili bëri të ditur se buxheti për vitin 2011 parashikon një rritje prej rreth 11%, rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe investime në infrastrukturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA