Peticion kundër prishjes së piramidës

08/11/2010 16:10

Qindra qytetarë kanë firmosur online peticionin e iniciuar nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për mosprishjen e piramidës.

Studiuesi Artani Lame, nje nga iniciuesit e ketij peticioni thote se  vendimi i qeverise per prishjen e kesaj godine shkel ligjin per trashegimin kulturore.

”Kryeministri Sali Berisha duhet të respektojë ligjin për trashëgimi kulturore dhe planet rregulluese që janë në fuqi. Kërkojmë prej qeverisë që deri në ndjekjen e këtyre procedurave ta pezullojë vendimin për prishjen e godinës dhe të marrë masa për të ruajtur këtë situatë”, tha Lame.

Arkitekti Artan Shkreli sqaron se te gjithe arkitektet dhe urbanistet shqiptare dhe te huaj e kane vleresuar  piramiden si nje godine te rendesishme, te qendres se metropolit shqiptar.

“Ky objekt është nga më cilësoret prodhuar në kohën e regjimit. Heqja e piramidës do të krijonte një boshllëk të jashtëzakonshëm në mozaikun e bulevardit”, tha Shkreli.

Arkitektet jane shprehur  se ky vendim eshte teresisht  ne kundershtim me ligjin, por edhe me kerkesat e europianeve ndaj shqiptareve, te cilet e kane cilesuar godinen e piramides si nje nder vendet qe duhet te vizitohet.

“Liberalizimi i vizave nuk duhet të jetë vetëm në pasaportë, por edhe ne mendjet tona. Komuniteti evropian nuk do prishjen e kesaj ndertese”, tha Shkreli.

Vendimi per prishjen e piramides ka shkaktuar mjaft debate, mes  politikaneve dhe arkitekteve ku fjala e ketyre te fundit duket se nuk ka patur shume peshe.

“Cështja e piramides po e ndan opinionin shqiptar ne te marre dhe te mencur dhe kjo ndarje ka treguar se te mencurit qenkan me shume se te marret ne kete vend”, tha Lame.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA