
Ndonëse ishte njoftuar nga Ministria e Brendshme se në date 8 nis aplikimi për procedurën e shpejtë të pajisjes me pasaportë biometrike, në postën qendrore në kryeqytet ka mbizotëruar kaosi.
Në sportelet e saj nuk kishte jo vetem per procedure te pershpejtuar, por as ate per afate normale.
Me dhjetëra emigrante ishin nisur direkt nga vendet fqinje ku jetojne e punojne me qellim per te kryer procedurat e nevojshme.Qytetaret kane pritur me shume se tre ore ne sportelet e postes qendrore pa pasur nje pergjigje se kur mund te blinin kuponin qofte dhe per pasaporte me procedure normale.
Rreth mesdites ne poste e kryeqyteti ka mberritur nje sasi me kupone per te dyja procedurat. Nderkohe qe ne zyrat e aplikimit ne minibashkite e Tiranes vazhdojne radhet e gjata pasi shpesh punohet vetem me me nje sportel. Ndersa persa i perket aplikimit per pasaporte me procedure te shpejte, kuponi blihet ne poste kundrejt 15 mije lekeve nderkohe qe mund te aplikohet vetem ne minibashkine numer 3, 4 dhe 10 ne Tirane.
Nese aplikohet para ores 11:00 atehere perllogariten 48 ore per ta pasur pasaporten gati, ne rast se aplikohet pas ores 11:00 ateherë perllogaritja fillon nga dita e neserme.
Top Channel