Liberalizimi, Malmstrom: Respektoni procedurat

08/11/2010 12:55

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Sesilja Malmstrom deklaron se vendimi për liberalizimin e vizave shënon një ditë historike për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Qytetarët e këtyre dy vendeve shpejt do të mund të udhëtojnë me një pasaportë biometrike pa viza në vendet e BE-së që janë pjesëtare të politikës së përbashkët të vizave dhe ato që janë në zonën Shengen,” tha Malmstrom, bën të ditur BBC.

Sipas saj, komisioni ka krikuar një proces monitorues që synon të parandalojë rreziqet për abuzimin dhe keqpërdorimin e procedurave të kërkimit të strehimit.

“Është me rëndësi shumë të madhe që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina të vazhdojnë të intensifikojnë fushatën informative për t’u shpjeguar siç duhet qytetarëve të tyre kuptimin e udhëtimit të shkurtër pa viza,” tha komisionerja Malmstrom.

Top Channel