Kushtetuesja, të enjten vendimi i Kuvendit

08/11/2010 19:20

Parlamenti do të vendosë të enjten nëse do të pezullojë ose jo procedurën për dhënien e pëlqimit të 4 kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e kreut të deputetëve demokratë, Astrit Patozi është futur në rendin e ditës gjatë konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare.

Zoti Patozi kërkoi që Parlamenti të vendosë për pezullimin e procedurës, derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi një kërkesë të 28 deputetëve demokratë, e depozituar javën e shkuar.

Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka në fokus kohëzgjatjen e mandatit të anëtarëve të kësaj gjykate, pasi që prej vitit 2000 në këtë institucion kushtetues nuk ka ndodhur cdo tre vjet përtëritja e përbërjes së tij me një të tretën e saj, sic e kërkon Kushtetuta.

Sipas deputetit nismëtar Viktor Gumi, nëse Parlamenti do të miratojë të katër propozimet e presidentit, Gjykata do të vazhdojë të qendrojë në të njëjtin pozicion anti-kushtetues.

Ndërkohë, komisioni i ligjeve ka rrëzuar tre nga katër kandidatët e propozuar nga presidenti për në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel