Heqja e vizave mirëpritet nga evropianët

08/11/2010 20:10

Cilat janë ndjesitë e qytetarëve të thjeshtë evropianë për heqjen e vizave? Mes gëzimit të shqiptarëve të vendosur atje dhe tolerancës së të huajve, vendimi duket se nuk shkakton aspak shqetësim tek qytetarët belgë.

“Shqiptarët sot janë shumë të lumtur”, shprehet një grua shqiptare që jeton në belgjikë. “Pres nga casti në cast që shqiptarët të lëvizin pa viza. Kam 12 vjet që s’kam parë fëmijët”, thotë mes lotëve një tjetër.

Frika nga turmat e azil-kërkuesve apo emigrantëve duket se është më shumë një perceptim politik sesa qytetar.

“Ka ndërkaq shumë njerëz që vijnë dhe për mendimin tim nuk do të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Mendoj se ata që duan të vijnë për të kërkuar azil, me apo pa viza, do të vijnë prapëseprapë. Pra, sipas mendimit tim, në këtë drejtim nuk do të ndryshojë ndonjë gjë e madhe”, shprehet një qytetar belg.

I të njëjtit mendim shprehet edhe një luleshitës. “Për mua të tërë le ta kenë lëvizjen e lirë. Më kupton? Unë jam pro. Cdokush le ta ketë. Kështu është edhe më lehtë për të tërë”, thotë ai.

“Në parim njerëzit nuk duhen përjashtuar kurrë në mënyrë autoritare nga globaliteti. Qofshin shqiptarë, afrikanë, etj. Nuk është normale. Të gjithë njerëzit janë të ngjashëm, secili me të vecantat e veta”, deklaron më tej një emigrant afrikan.

“Personalisht nuk ndruaj asgjë. Prej vitesh të tëra rroj këtu dhe Brukseli ka qenë gjithmonë një qytet tolerant, Belgjika në përgjithësi. Dhe nuk ka probleme sic mund të ketë në vende të tjera. Ndjenjat ksenofobe janë shprehi e një pakice tepër të vogël. Madje, edhe partitë që e kishin përdorur si argument janë tërhequr kohët e fundit”, shton një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA