Hapet tenderi për 3G

08/11/2010 17:00

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare hapi tenderin per dhenien e licensës për shërbimin 3G.

Në tender morën pjesë vetëm 2 kompani, Vodafone dhe Eagle Mobile, nga kompanitë celulare qe operojne ne treg.

Komisioni i verifikimit te ofertave do te vazhdoje me shqyrtimin ofertave dhe dokumentacionit te paraqitura prej kompanive. Diten e marte ky komision do te shpallë fituesin e tenderit per sherbimin 3G . Oferta financiare ne tender ze gati 90 perqind te pikeve. Cmimi minimal qe kishte vendosur qeveria ne tender ishte 12.5 milion euro. 3G eshte tenkologjia e  avancuar e komunikimeve elektronike .  Eksperetet e AKEP thone se ofrimi i ketij sherbimi do te sjelle internet me shpejtësi te madhe dhe cmime te ulta per konsumatoret shqiptar.  

Kohe me pare se te zhvillohej tenderi,  te katerata kompanite celulare se bashku kane kundershtuar vendimin e qeverise per dhenien e nje license te vetme per ofrimin e ketij sherbimi. Ata kane kerkuar  dhenine njeheresh te 4 licensa aq sa eshte edhe numri i operatoreve celulare ne Shqiperi. Sipas tyre dhenia e nje license te vetme do te krijoje nje situate monopol ne treg , do te sjelle cmime te larta per konsumatoret qe do te perdorimin kete sherbim dhe cilesi te dobet . Drejtuesit e kompanive celulare kane deklaruar se qeveria nuk ka asnje arsye per te mos dhene kater licensa ne nje kohe qe ka kapacitet per dhenien e tyre .

Ata gjithashtu klishin kerkuar nga qeveria te jepte nje cmim te arsyeshem per licensen pasi nje cmim i larte i saj do te krijoje kosto shtese  per operatoret dhe do te vonoje zhvillimin e tregut, pasi parate qe mund te perdoreshin per te investuar ne rrjet  do te shkojne per licencen.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA