Grint në kërkim të dashurisë

08/11/2010 14:30

Rupert Grint, aktori i cili ka interpretuar magjistarin Ron Weasley në sagën e filmave ‘Harry Potter’, pranoi që të qënit një yll kinemaje në moshë të re e ka penguar në gjëra të tjera.

“Ishte shumë e vështirë të kishe një marrëdhënie të qëndrueshme me një vajzë sepse unë isha gjatë gjithë kohës i zënë”, tregon 22-vjeçari për ‘The Times’.

“Kam dalë me disa vajza, por asgjë serioze… nuk ishte e lehtë. Tani kërkoj diçka vërtet serioze”, shprehet Grint.

Gjithashtu, aktori britanik tregoi se të puthej në filmin e fundit të sagës me shoqen e tij, Emma Watson, ishte “pak e çuditshme”.

“Ishte një puthje e lehtë, pak e çuditshme por gjithsesi shumë e ëmbël”, përfundoi Rupert Grint.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA