Bode prezanton pr/buxhetin për 2011-ën

08/11/2010 17:45

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka paraqitur në konferencën e kryetarëve projekt/buxhetin për vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalës së tij, Bode ka bërë një ekspoze të situatës ekonomike, duke vlerësuar me nota pozitive eksportet, kursin e këmbimit dhe nivelin e inflacionit.

“Eksportet vazhdojnë të jenë më të larta se një vit më parë, ndërkohë që kursi i këmbimit është stabilizuar. Gjithashtu, niveli i inflacionit ndodhet brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë”, ka deklaruar Bode.

Sipas tij, të ardhurat e buxhetit në periudhën janar-shtator pësuan një rritje prej 7.7 për qind, ndërkohë që buxheti për vitin 2011 parashikon një rritje prej rreth 11%.

“Gjithashtu, në këtë buxhet qeveria ka parashikuar një rritje për rrogat dhe pensionet, si dhe investime në infrastrukturë”, ka nënvizuar Bode. I vetmi fenomen negativ sipas tij, është rritja e nivelit të kredive të këqija.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA