Ballsh, bie në greminë autobusi me pasagjerë

08/11/2010 21:00

Një aksident i rëndë automobilistik është verifikuar pak caste me parë në Ballsh, ku një autobus me pasagjerë ka rënë në greminë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziaj, në kufi me qytetin e Tepelenës.

Sipas burimeve, nga hetimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes ka rezultuar se shkak i aksidentit mund të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm.

Por për momentin nuk dihet ende numri i pasagjerëve që ndodheshin në autobus dhe nëse ka viktima, apo të mbijetuar.

Top Channel