Ballsh, 40 pasagjerë në autobusin e rrëzuar

08/11/2010 21:15

Mbante 40 pasagjerë në bord autobusi që ra në një greminë 250 metra të thellë pranë fshatit Ziaj, në Ballsh.

Sipas informacioneve të fundit, ende të pakonfirmuara, rezulton se një person ka humbur jetën.

Autoritetet lokale njoftojnë se automjeti ishte i linjës Durrës-Athinë dhe se nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i daljes nga rruga të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se autobusi ka targa greke dhe se drejtuesi i tij është një shtetas grek.

Top Channel