Aretha Franklin anulon koncertet

08/11/2010 10:30

“Mbretëresha e Soul”, Aretha Franklin, ka anulluar të gjitha koncertet që kishte programuar në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Menaxherët e saj nuk kanë shpjeguar se kush janë arsyet e këtij vendimi.

Mediat amerikane flasin për probleme shëndetësore të këngëtares.

Sipas ‘Rolling Stone’, 68-vjeçarja ka qenë e shtruar për disa ditë në një spital në Detroit, në shtetin Michigan, dhe tani po merr veten në shtëpinë e saj.

Top Channel