
Spitali i rrethit të Fierit i ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve të aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Ziaj të Ballshit.
Ky spital ka edhe numrin më të madh të të lënduarve nga aksidenti. Mësohet se 10 autoambulanca me të plagosur janë nisur drejt këtij spitali. Ndërkohë që të plagosur të tjerë ka edhe në spitalin e Tepelenës dhe atë të Gjirokastrës.
Nga 20 personat e mbijetuar deri më tani, shumica e tyre kanë marrë plagë të lehta ndërkohë që disa të tjerë paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia konfirmon shtetasin Eduard Prençi nga Lushnja dhe shtetasen Daniela Papadhaqi nga fshati Bulo, si dy personat e plagosur që ndodhen të shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Gjirokastrës.
Top Channel