Aksidenti, Vasili niset drejt Fratarit

08/11/2010 22:05

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili është nisur drejt Fratarit, për të menaxhuar situatën shëndetësore për të mbijetuarit e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Ballsh, ku një autobus ra në një greminë 250 metra të thellë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilave Vasili ka vënë gjithashtu në gjëndje gatishmërie 6 spitale.

Ndërkohë, Policia e Shtetit bëri të ditur pak më parë se të paktën 6 persona kanë vdekur deri tani nga aksidenti, një prej të cilëve gjatë rrugës për në spital.

Për t’u ardhur në ndihmë personave të tjerë janë angazhuar 100 efektivë të FNSH-së, të RENEA-s, zjarrfikës, si dhe njësi policore nga Gjirokastra dhe Fieri.

Autobusi, me targë “IGN 9900”, ishte i linjës Tiranë-Athinë dhe drejtohej nga shtetasi grek Thomas Cogas. Shumica e pasagjerëve të tij, rreth 40, kishin hipur në ndalesën e Lushnjes.

Top Channel