
Greqia është shprehur e gatshme të ndihmojë për të plagosurit e aksidentit në Ballsh.
Menjëherë pasi është informuar për aksidentin e ndodhur me autobusin e linjës Tiranë -Athinë pranë qytetit të Ballshit, nga ambasadori shqiptar në kryeqytetin grek, Dashnor Dervishi, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Janis Zepos i ka deklaruar këtij të fundit gatishmërinë e organeve greke për të dhënë ndihmën e tyre.
Kështu është informuar urgjent policia e doganës së Kakavijës e cila ka hapur menjëherë kufirin për të gjithë personat e plagosur.Gjithashtu është vënë në dispozicion një pavion për dhënien e ndihmës së nevojshme mjekësore ndaj tyre.
Organet greke të shëndetsise të Janinës kanë krijuar edhe një grup mjekësor të gatshëm në rast se kërkojne organet shqiptare që të shkojë në vendgjarje.
Top Channel