Aksidenti, 22 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë
08/11/2010 22:45
Me anë të një lidhjeje telefonike me Top Channel, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi se numri i personave të plagosur është 22 të shtruar kryesisht në spitalin e Fierit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Ballshit.
Sipas zotit Vasili 10 të plagosur nga të cilët dy në gjendje të rëndë, ndodhen të shtruar në spitalin e Fierit, 2 të plagosur, nga të cilët njëri në gjendje kritike për jetën janë shtruar në spitalin e Gjirokastrës, 4 të plagosur ndodhen në spitalin e Tepelenës dhe 6 në spitalin e Ballshit.
Mësohet gjithashtu se nga autobusi është nxjerrë pak çaste më parë edhe pasagjeri i fundit i bllokuar në të.
Top Channel