PS: Barnat në duart e mafias

07/11/2010 17:00

Partia Socialiste ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili për politike të dështuar në shëndetësi.

Deputeti Eltar Deda deklaroi se ilaçet e listës së importit, në Shqipëri kushtojnë deri 3 herë më shtrenjtë dhe se sektori I barnave tashmë ka rënë në duart e mafias.

“Partia Socialiste vazhdon të denoncojë por çudia qendron tek heshtja e ministri Vasili. Si është e mundur zoti ministër që ju nuk i sqaroni pacientët, mjekët, infermierët dhe personelin tjetër shëndetësor për shqetësimet dhe përballjen e tyre me këtë problematkë që kërkon nga ju dhe kryeministri i vendit zgjidhje? Politikat tuaja në drejtim të tregut farmaceutik kanë sjellë që ky sektor të bjerë në dorën e mafias së ilaçeve e cila sjell përfitime vetëm të interesave të tyre dhe jo rritje të cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj komunitetit. Si është e mundur zoti ministër që çmimet në tregun shqiptar janë 2-3 fish më të shtrenjta se ato në tregun rajonal?”, deklaroi në një konferencë për shtyp deputeti socialist, Eltar Deda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA