“Piramida” në top 10, Xhaferri: Investuam 2 mln USD

07/11/2010 21:30

“Lonely Planet” udhërrëfyesi më i njohur në botë vendosi të parën në listën e 10 vendeve që duhen vizituar në 2011 Shqipërinë.

Për këtë arsye edhe Ministry i Kulturës, Ferdinand Xhaferraj ka dalë në një konferencë për shtyp për ta bërë publike.

“Është një lajm shumë i mbarë për vendin, fakti që Lonely Planet, një nga më prestigjozet, më të njohura në botë në fushën e udhërrëfyesve turistikë, zgjodhi të shpallte këtë fillimjavë Shqipërinë si një nga 10 destinacionet turistike për t’u vizituar për vitin 2011”, deklaroi para mediave ministri Ferdinand Xhaferri.  

Në foton ilustruese të faqes së internetit, Shqipëria ilustrohet me foton e piramidës, që cilësohet si një nga simbolet e Tiranës. Në një kohë që në vend ka shpërthyer një debat lidhur me vendimin e mazhorancës, pjesë e të cilës është edhe ministri Xhaferraj, për ta prishur atë.

Ministri Xhaferraj u shpreh se deri tani janë shpenzuar 2 milionë dollarë për projektin e teatrit, por shtoi se ato mund të ruhen edhe për projektin e ndërtimit të parlamentit, çka nuk rezulton të jetë aq e vërtetë, pasi shumica e parave janë hedhur për ndërtimin e skenës së teatrit, ku janë ngritur kollona të gjëra dhe të forta betoni.

 “Tek Piramida janë shpenzuar më pak se 2 milion dollarë nga të cilat rreth 60 përqind e fondit janë sistemi modern i ngrohjes dhe i ftohjes. Ne kemi parë të gjithë investimin që është bërë deri më tani dhe nga ai investim prej 2 milionë dollarësh asgjë nuk do të humbasë, thjesht do të transformohet”, u shpreh ministri Xhaferraj

Por ministri siguroi se turistët që do të vinë në vend të piramidës mund të shohin në Dajt një muze me veprat e realizimit socialist që ai do të ngrejë së shpejti.

Top Channel