
Drejtues të Partisë për Drejtësi dhe Integrim zhvilluan në Lushnjë një takim me simpatizantët ku morën pjesë edhe drejtues të degëve nga rrethe të ndryshme të vendit.
Takimi nisi me një poezi ku bëhej thirrje për bashkimin e komunitetit çam në vend.
Më pas në fjalën e tij kryetari i partisë, Tahir Muhedini kritikoi kryetarin e PDU-së Shpëtim Idrizi, duke i cilësuar lëvizjet e tij si të motivuara nga interesa karrieriste dhe jo në të mirë të komunitetit çam.
Gjithashtu ai përmendi dhe deputetin, Dashamir Tahiri i cili, sikurse tha u bë deputet me votat e çamëve dhe u bashkua me Shpëtim Idrizin.
Zoti Muhedini bëri thirrje të gjithë çamëve për t’u bashkuar dhe deklaroi se PDI është e gatshme të iniciojë një asamble të përgjithshme të komunitetit çam ku të votohet për drejtuesit e një force të përbashkët.
Top Channel