Turizmi, rritje me 4 përqind

06/11/2010 08:55

“Në nivel ndërkombëtar, turizmi ka shënuar një rritje në nivelin prej 4 për qind në vitin 2009 dhe i njëjti turizëm në Shqipëri, ka shënuar rritje deri në nivelin prej 34 përqind.

Kjo është një e dhënë mjaft pozitive për Shqipërinë, ku vetëm në 6 muajt e parë të vitit është shënuar rritje me 10.2 për qind, parë kjo në kuotat e regjistruara të mbërritjes së turistëve të huaj nga jashtë”, kjo ka qenë deklarata e ekspertëve të turizmit gjatë aktivitetit të organizuar nga universiteti i turizmit me rastin e çeljes së vitit akademik.

Sipas rektorit të këtij universiteti është fakt se 64 për qind e turistëve që vijnë në Shqipëri, janë nga Ballkani, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, e pavarësisht këtij niveli të lartë, duhet thënë se ata vijnë vetëm për pak muaj, në periudhën korrik-gusht.

Kjo do të thotë se nuk ka ende një program të detajuar për turizmin. Dhe kjo gjë ndikon shumë në shërbimet që ofrohen prej operatorëve turistikë.

Top Channel