Rama: Të anulohet ligji për taksat

06/11/2010 14:50

Shoqata për Autonominë Vendore, e cila ka si zerin me perfaqesues e saj, liderin e opozites Edi Rama, i ka kerkuar kryeministrit Sali Berisha te terheqe nga kuvendi projektligjin mbi ndryshimet per taksat vendore.

Sipas kesaj shoqate ky projekt i ngarkon pushtetit lokal faturen e rimbursimit te kasave fiskale per biznesin e vogel, duke cuar keshtu ne rrenimin e buxheteve te bashkive dhe komunave dhe duke ju shkaktuar atyre nje humbje nga 90-140 perqind nga te ardhurat e tyre.

Kryetari i bashkisë se Tiranes, Edi Rama, njekohesisht edhe kreu i opozites, e analizon kete projektligj jo vetem teknikisht, por edhe politikisht, duke e lidhur ate me zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Nuk ka pike dyshimi se gjithe procesi i kasave eshte i korruptuar. Ka qellimin e qarte qe me nje gur te vrase dy zogj. Nga nje ane te marre te gjithe fitimet e parashikuara nga ky korrupsion, nga ana tjeter t’i godase ne menyre fatale bashkite opozitare, duke synuar paralizimin e plote te tyre, per t’i marre rob ne prag te betejes elektorale. Kjo eshte nje veper kriminale antikushtetuese, antidemokratike, antiqytetare, barbare per ta marre me dhune ate qe Sali Berisha nuk ka per ta marre, nuk ka per ta marre fitoren e zgjedhjeve te ardhshme, cfaredo qe te beje”, tha Rama.

Kerkesa e dyte e Shoqates per Autonomine Vendore drejtuar kryeministrit Berisha eshte qe deri te enjten te mundesoje nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin lokal per te dikskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale te vitit te ardhshem.

Nese keto dy kerkesa nuk plotesohen, Shoqata paralajmeron pershkallezimin e protestave per ate qe ne deklarate cilesohet si mbrojte e e te drejtes dhe detyrimit per t’u sherbyer qytetareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA