Pasaportat, prodhimi ekspres prej 8 nentorit

06/11/2010 12:50

Ministria e Brendshme njofton se nga e hëna e javës së ardhshme do të nisë prodhimi i përshpejtuar i pasaportës biometrike.

Të gjithë ata shtetas që kërkojnë pasaportën në vetëm dy ose tre ditë, do të mund ta marrin atë kundrejt vleftës prej 15 mijë lekësh të reja.

Ministria sqaron se të gjithë shtetasit mund të aplikojnë, por vetëm pranë zyrave të “Aleat” në njësitë bashkiake 3, 4 dhe 10 të Tiranës.

Top Channel