Nis cikli i filmave shqiptarë në Top Channel

06/11/2010 15:25

Me qellimin per te promovuar kinematografine shqiptare dhe per te njohur publikun me disa nga filmat vendas te viteve te fundit, Top Channel do te transmetoje mbremjet e te shtunave ciklin e filmave shqiptare.

Cdo film do te paraprihet nga nje program i dedikuar i titulluar “Kinemaja ime”, ku do te flasin vete realizuesit e prodhimit kinematografik per tematiken, per sekretet e shesheve te xhirimeve, per si xhirohet nje film, por edhe per te papriturat dhe ndodhite zbavitese te prapakuintave. Kete te shtune ne emision do te flitet per filmin “Gjalle” te Artan Minarollit, prodhim qe ka fituar pese cmime nderkombetare.

Sot ne 20.10 emisioni “Kinemaja ime” dhe menjehere pas tij filmi “Gjalle”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA